Biden përzgjedh kandidatën për zëvendëspresidente të SHBA-ve

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me Kamala Harris në krahun e demokratëve.

Bota

11/08/2020 23:19

Harris, që garoi vetë kundër Biden në zgjedhjet e brendshme të demokratëve, do të jetë zëvendëspresidente në rast se Biden fiton zgjedhjet.

“Kam vendosur që Kamala Harris është personi më i mirë që të më ndihmojë në garën kundër Donald Trump dhe Mike Pence dhe më pas që të drejtojë këtë shtet prej janarit 2021”

Harris, 55 vjecare, është vetëm gruaja e tretë që kandidon për zëvendës presidente prej një partie të madhe, shkruan BBC.