Administrata e Presidentit Biden u ka dalë në mbrojtje veprimeve të forcave amerikane në Siri, duke i cilësuar si të përligjshme dhe të duhura dhe duke i përshkruar si akte që shkatërruan objekte të përdorura nga grupe paraushtarake, të mbështetura nga regjimi iranian, të cilat shenjestrojnë forcat amerikane dhe të aleatëve të Amerikës në Irak.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se anëtarët e Kongresit ishin njoftuar për sulmin e planifikuar para goditjeve të së enjtes që shkatërruan nëntë objekte dhe dëmtuan rëndë dy të tjera.
Presidenti Biden i bëri komentet dje në Hjuston, pasi vizitoi një objekt të ngritur nga autoritetet federale për vaksinime kundër COVID-it.
Presidenti ishte në Teksas për të parë nga afër problemet e shkaktuara nga moti i pazakontë si dhe ndërprerja e energjisë elektrike që rezultoi prej saj dhe për të vizituar objekte të vaksinimit kundër COVID-it. /VOA