Biden me masa të reja për kontrollin e armëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se do të ketë masa të reja të kufizuara për ta trajtuar problemin e dhunës që shkaktohet nga armët atje.

Bota

08/04/2021 22:25

Biden, në një konferencë për media këtë e quajti si një hap të parë i cili do ta frenonte dhunën në masë, gjakderdhjen në komunitet si dhe vetëvrasjet.

Ai ka deklaruar se do të kërkojë nga Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve që ta hartojë një raport vjetor për trafikun e armëve të zjarrit në SHBA, duke shtuar se me këtë metodë do të bëhet më e lehtë puna për miratim të ligje për personat që janë të rrezikshëm dhe që kanë armë.

“Sot ne jemi duke ndërmarrë hapa për t’u përballuar jo vetëm me krizën e armëve, por atë që në fakt është një krizë e shëndetit publik”, ka thënë Biden, shkruan Reuters.