Biden do të takohet me familjen e George Floydit
Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden, do të udhëtojë në Houston të hënën ku do të takohet me familjen e George Floydit, dy javë pas vdekjes së tij, ngjarje që ka ngjallur protesta në mbarë SHBA-në për padrejtësi racore, kanë njoftuar dy ndihmës të Bidenit.

Bota
Biden pritet të ngushëllojë familjen e Floydit dhe ta xhirojë një video-mesazh për funeralin e Floydit, që pritet të mbahet pas takimit të hënën në Houston.
Kandidati për president nga radhët e demokratëve nuk pritet të marrë pjesë në varrim, bëjnë të ditur mediet amerikane.
Afro-amerikani Floyd vdiq, sipas autopsisë, pasi një polic i kishte vendosur gjurin në qafën e tij për në se nëntë minuta. Viktima mësohet të ketë pasur koronavirusin dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Donald Trump, presidenti amerikan i SHBA-ve, ka nxjerrë në rrugë Gardën Kombëtare për mbrojtje të monumenteve dhe dyqaneve nga protestuesit e dhunshëm. /Lajmi.net/