Biden do të betohet mbi biblën familjare 127 vjet të moçme dhe 12,7 centimetra të trashë

Siç e do tradita, shefi i drejtësisë John Roberts do të drejtojë betimin e Biden menjëherë pasi të bie ora 12.

Bota

19/01/2021 17:08

Biden do të bëjë betimin me dorën mbi biblën e tij familjare 127 vjeçare të vjetër dhe të trashë 12,7 centimetra. Bibla do të mbahet nga gruaja e tij, Jill Biden.

Jill Biden në një intervistë kishte thënë se bibla gjigante ka qenë një trashëgimi e familjes së Biden dhe që çdo datë e rëndësishme e familjes është aty.

“Për shembull, unë jam betuar mbi të për gjithçka, data është shkruar dhe është gdhendur mbi bibël”, ka thënë ajo.