Bicaj: Qeveria Bukoshi ka financuar UÇK-në

Ministri i Mbrojtjes në qeverisë Bukoshi ka prezantuar marrëveshjen e vulosur më 2 nëntor të ‘98-ës, për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Halil Bicaj tregon pse kjo marrëveshje s’u jetësua kurrë, por thotë se e kishte financuar UÇK-ja.

Lajme

09/04/2014 19:21

Halil Bicaj e ka prezantuar për herë të parë marrëvershjen e 2 nëntorit të vitit 1998 ndërmjet UÇK-së dhe FARK-ut.

Në emsionin Rubikon të KTV-së, Bicaj, si ish-ministër i Ministrisë së atëhershme të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, e ka publikuar marrëveshjen të cilën edhe vetë e kishte nënshkruar. Me këtë marrëveshje do të krijohej Shtabi i Përbashkët i UÇK-së.

Nënshkrues të këtij dokumenti ishin edhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli, si dhe Xhafer Jashari nga Ministria e Mbrojtjes.

Aty thuhet se miratimi u bë me përgjegjësi të plotë për “organizimin, udhëheqjen dhe drejtimin e luftës së UÇK-së në Kosovë” me të vetmin qëllim: çlirimin e territorit të Kosovës.

Ai çuditet se si Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi nuk dëshirojnë të dëgjojnë se kanë ekzistuar Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.

“Kam pasur takime edhe me Azem Sylën…, Kadri Veselin, dhe kemi vazhduar, kemi ardhur deri këtu. Kam vazhduar prej kohës prej kur e la zoti Ahmet Krasniqi”.

Duke folur për këtë  marrëveshje, ai tha se “ky është ai shtab i përbashkët që e kemi arritur”.

Ndërsa, miratimi i ligjit për veteranët, pa e përfshirë edhe FARK-un, sipas tij, është padrejtësi e madhe.

“Është gabim i madh pse është bërë kjo ndarje. Tash dy kolegë kanë ardhur, njëri me detyrë në Ministri të Mbrojtjes tjetri në Shtabin e Përgjithshëm. Tash, ai i ka privilegjet, pse Agim Çeku e Hashim Thaçi mund t’i gëzojnë ato të drejta e Halil Bicaj jo”, u shpreh ai në Rubikon

Bashkëngjitur është edhe dokumenti me strukturën e Shtabit të Përbashkët, me komandantin Agim Çeku dhe kuadro nga të dyja palët nënshkruese.

Marrëveshja është postuar në Facebook nga Adriatik Kelmendi.

.