Bianor Neto rinovon me Llapin

Braziliani, Bianor Neto ka rinovuar kontratën me Llapin.

Sport

19/05/2022 23:10

Sot skuadra e Llapit ka gjetur akordin për të rinovuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm me njërin nga qendërmbrojtësit më të mirë në Superligë, Bianor Neto

Braziliani 27 vjeçar që erdhi verën e vitit të shkuar nga skuadra e Shkupit është përshtatur jashtëzakonisht mirë me ambientin ‘bardhekaltër’ dhe ka treguar paraqitje tejet të mira duke gjetur gjashtë herë golin në 30-të paraqitje deri më tani.

“Neto është një emër i përfolur kohëve të fundit por që i mbyll të gjitha zërat e largimit të mundshëm duke rinovuar kontratën edhe për një vit me ekipin tonë dhe duke vazhduar t’i jep stabilitet të madh fazës defanzive të ekipit” thuhet në njoftimin zyrtar të Llapit./Lajmi.net/