Biabiany i Milanit

Jonathan Biabiany mund të jetë përforcimi më i ri i Milanit. Rossonerët kanë arritur marrëveshje me futbollistin, por u mbetet të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me Parmën.

Sport

27/08/2014 22:21

Milan është në kërkim të përforcimeve në sulm pas shitjes së Mario Balotellit në Liverpool.

Dhe, sipas “Sky”, Rossonerët kanë arritur marrëveshje ekonomike me yllin e Parmës, Jonathan Biabiany.

Tani, Milanit i ka mbetur të pajtohet të paguajë dëmshpërblimin e kërkuar nga klubi rival nga Serie A, në mënyrë që të finalizojë transferimin e tij. Mesfushori ofanziv së fundmi është përmendur edhe si objektiv i Interit.

Nerazzurrët raportohet se do të provojnë blerjen e Biabianyt, në rast të shitjes së mesfushorit Ricky Alvarez.