Beyonce thyen rregullat e revistës Vogue (FOTO)

Këngëtarja Beyonce ka qenë figura kryesore në numrin e shtatorit në ballinën e revistës prestigjioze Vogue.

ShowBiz

20/08/2015 11:52

Por ka ndodhur diçka e pazakonshme për këtë revistë, shkruan e përditshmja NYT.

Beyonce nuk e ka thënë as një fjalë të vetme me këtë rast për revistën pavarësisht se fotoja e saj ka qenë ajo që ka mbuluar ballinën.

Fotoja e saj është shoqëruar vetëm nga një shkrim i shkurtër rreth cilësive të yllit të bërë nga Margo Jefferson i cili ka fituar çmimin Pulitzer për kritikë.

Kjo vërtetë që është e pazakonshme për Vogue. Nëse i hidhet një sy të gjitha ballinave të revistës në pesë vitet e fundit del se Beyonce është ylli i vetëm e cila ka dalë në ballinën e Vogue dhe nuk ka dhënë intervistë fare për revistën, për dallim prej herës së parë që kishte pozuar për këtë revistë me ç’rast edhe ishte përgjigjur në pyetjet e saj.

Modelet e famshme si Cara Delevigne, Karlie Kloss etj, i ishin përgjigjur të paktën disa pyetjeve përmes postës elektronike të kësaj reviste kur kishin pozuar për ballinën e saj.

Ndërkaq, zonja e parë e shtetit, Michelle Obama, jo vetëm që ishte pajtuar të zhvillojë intervistë kur kishte pozuar për ballinën e Vogue në vitin 2013 por ajo madje kishte sjell për fotografi të përbashkëta edhe bashkëshortin e saj, presidentin e SHBA-ve Barack Obama.

Injorimi që i ka bërë këngëtarja revistës mund të duket e pazakonshme për Vogue përfaqësuesit e të cilës kanë zgjedhur të mos komentojnë për këtë çështje mirëpo nuk është e pazakonshme për Beyonce e cila siç mësohet ka më shumë se një vit që nuk ka dhënë ndonjë intervistë direkte.

Kjo është kuptuar si një injorim që Beyonce po u bënë mediave derisa këto të fundit përkundrazi vazhdojnë ta ndjekin hap pas hapi e të shkruajnë për sukseset e saj./arbresh.info.

20ROW1-blog427

Beyonce-Vogue-September-2015-4