Beyonce, si kurrë më parë!
Beyonce është dukur me një stil të veçantë gjatë ditës së hënë, teksa ishte duke performuar në koncertin e saj të radhës. Ajo ka performuar në ‘Europian leg’ si pjesë e turit të saj ‘Mrs Carter World Tour’. Ajo ka bërë disa lëvizje provokative, duke e ndezur kështu situatën në skenë. Fansat ishin të çmendur…
ShowBiz
Beyonce është dukur me një stil të veçantë gjatë ditës së hënë, teksa ishte duke performuar në koncertin e saj të radhës.
Ajo ka performuar në ‘Europian leg’ si pjesë e turit të saj ‘Mrs Carter World Tour’. Ajo ka bërë disa lëvizje provokative, duke e ndezur kështu situatën në skenë.
Fansat ishin të çmendur me trupin e këngëtares, i cili ishte thjeshtë i pabesueshëm. Ajo doli me disa veshje të ndryshme gjatë ditës së djeshme, secila më e mirë se tjetra.
Në fillim, Beyonce u paraqit me rroba të zeza, të cilat shkëlqenin me disa pika të bardha, dhe e mbulonin tërësisht trupin e saj.
Më vonë, këngëtarja u paraqit me disa veshje tepër të shkurtra, duke treguar kështu këmbët e saj, të cilat ishin tepër të bukura.
Koncertet e ardhshme të Beyonce do të mbahen në Londër, Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Spanjë. Në fund të marsit ajo do ta ketë dhe një koncert në Lisbonë, Portugali.