Beyonce ndalon publikimin e fotografive të saj nga memoriali i Kobe Bryant

Beyonce njihet si një artiste që ruan imazhin e saj në publik.

ShowBiz

25/02/2020 12:53

Beyoncemori pjesë dje në homazhet për mikun e saj të ndjerë Kobe Bryant duke performuar këngën e tij të preferuar XO, në memorialin publik të yllit të NBA të hënën.

Ajo u shfaq në Staples Center në Los Angeles të hënën, e veshur me një kostum të shndritshëm në ngjyrë mustardë, për të performuar para 20 mijë personave, mes të cilëve edhe çiftet e famshme si Kim Kardashian-Kanye West dhe Jennifer Lopez- Alex Rodrigues.

Ajo u fotografua më vonë duke ngushëlluar bashkëshorten e Kobe-t Vanessa. Por fotografitë e këngëtares gjatë eventit u vonuan të bëheshin publike pasi Beyoncenuk pranoi të publikoheshin para se t’i konfirmonte ajo personalisht.

Ajo e mbron imazhin e saj në publik në mënyrë të jashtëzakonshme, ndaj dhe fotot u publikuan disa orë pas përfundimit të memorialit.

Disa fotografë madje u ankuan se këngëtarja u kishte kërkuar që të mos e fotografonin raporton “Page Six”.

Beyoncenë përgjithësi anashkalon çdo paraqitje në tapetin e kuq dhe në vend të tij, ajo bën disa foto personale të redaktuara të cilat i publikon, përmes faqes së saj të internetit dhe mediave sociale.

Kjo ka qenë politika e saj që nga viti 2013, kur publicistja e këngëtares u kërkoi agjencive ose faqeve të internetit që të hiqnin fotot“e paqarta” të Beyonce-s të bëra gjatë performancës së saj energjike në Super Bowl.