Beyonce ndal koncertin! Ja cila ishte arsyeja

Nuk ka asnjë dyshim që Shehnaz Kahn do ta harrojë ditëlindjen e saj të 22, pasi Beyonce e ndali koncertin në fjalë, vetëm për t’ia kënduar asaj urimin e ditëlindjes. Beyonce e mori vesh disi se studentja e kishte pikërisht në atë ditë ditëlindjen, dhe kështu shkoi te ajo duke ia ngritur lartë duart dhe…

ShowBiz

26/02/2014 23:21

Nuk ka asnjë dyshim që Shehnaz Kahn do ta harrojë ditëlindjen e saj të 22, pasi Beyonce e ndali koncertin në fjalë, vetëm për t’ia kënduar asaj urimin e ditëlindjes.

Beyonce e mori vesh disi se studentja e kishte pikërisht në atë ditë ditëlindjen, dhe kështu shkoi te ajo duke ia ngritur lartë duart dhe duke kënduar urimin e ditëlindjes.

“E pabesueshme, kur do të ndodhë një gjë e tillë përsëri!”, tha studentja në një intervistë pas koncertit për Birmingham Mail.

“Unë ende nuk mund ta besoj se ajo e ndali koncertin për mua. Unë e kapa dorën e saj, pa ditur se kamera ishte duke filmuar. Ata që ishin përreth u çmendën fare”, ishin fjalët e fundit të 22 vjeçares.