Beyonce me fustan nga Valdrin Sahiti në ‘Pre-Grammy Awards 2020’

Beyonce është veshur nga Valdrin Sahiti.

ShowBiz

26/01/2020 15:05

Rastet kur yjet botërorë zgjedhin dizajnerët nga Kosova janë të shumta, shkruan lajmi.net.

Pas Kujtës dhe Merit, këngëtarja Beyonce ka zgjedhur të vishet nga Valdrin Sahiti.

Fustanin me ngjyrë të kuqe i cili i ka theksuar format trupore këngëtares seksi, ajo ka zgjedhur ta vesh në ‘Pre-Grammy Awards 2020’.

Postimi që e ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, imazhe në të cilat shihet me pikërisht fustanin e lartëpërmendur, ka marrë shumë pëlqime.

Këtë sukses të punës së tij e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram edhe vetë Valdrini./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B7x0td5nRtl/