Beyonce, mahnitëse në reklamën e linjës së veshjeve “Ivy Park x Adidas”

Beyonce ka prezantuar koleksionin e veshjeve "Adidas x Ivy Park".

ShowBiz

11/01/2020 14:31

Superylli amerikan, 38 vjeç, ndau fotografi ekskluzive në llogaritë e saj në rrjete sociale nga bashkëpunimi i saj i shumëpritur, linjë që pritet të lansohet gjatë këtij muaji, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Fotografitë ishin nga një reklamë zyrtare që këngëtarja postoi në llogaritë e saj në Twitter, YouTube dhe Instagram, të mërkurën.

Duke postuar për 137 milionë ndjekësot, këngëtarja e hitit “Single Ladies” thjesht shkroi: “IVY PARK më 18 janar.”

Një fans @lilmiquela i komentoi: “Drejtoni një biçikletë si MBRETËRESHË.”

Marka e saj u lançua në vitin 2016 dhe mban emrin e vajzës së saj, Blue Ivy Cartet, tetë vjeçe. /Lajmi.net/