Beyonce dhe Jay Z pushojnë në ‘parajsë’

Si duket Beyonce dhe Jay Z janë njëri ndër çiftet më me fat në këtë botë, pasi një gjë të tillë e vërtetojnë pushimet e tyre.

ShowBiz

10/04/2014 13:53

Beyonce në fund të marsit përfundoi turin e saj të gjatë Mrs Carter teksa edhe Jay Z ka qenë i zënë me punë të tjera.

Pas shumë angazhimeve, ata kanë vendosur që t’i japin vetës së tyre një pushim.

Këngëtarja 32 vjeçare ka postuar disa fotografi në Tumblr ku shihet në pushimet e saj tropikale me të dashurin Jay Z dhe vajzën Blue Ivy.

Beyonce nuk ka vendosur të tregoj vendin ku po i bën pushimet edhe pse besohet se janë në ishujt e Karaibeve.