Beyonce bën gjestin që askush s’e priste, ia dhuron biletat fansave për bamirësi

Pasi dështoi të shiste të gjitha biletat për gjashtë koncertet e saj në Londër, si pjesë e turneut të saj “Cowboy Carter”, Beyonce ka vendosur t’i dhurojë vendet bosh për bamirësi. Ka vende bosh në tribunat e stadiumit Tottenham Hotspur në veri të Londrës. The Sun raporton se Beyoncé po shpërndan biletat për ata për…

ShowBiz

10/06/2025 12:43

Pasi dështoi të shiste të gjitha biletat për gjashtë koncertet e saj në Londër, si pjesë e turneut të saj “Cowboy Carter”, Beyonce ka vendosur t’i dhurojë vendet bosh për bamirësi.

Ka vende bosh në tribunat e stadiumit Tottenham Hotspur në veri të Londrës.

The Sun raporton se Beyoncé po shpërndan biletat për ata për të cilët një koncert do të ishte e papërballueshme, për familjet me të ardhura më të ulëta, përmes organizatave bamirëse lokale.

Diva e muzikës do të performojë në Londër gjashtë herë në qershor: 5, 7, 10, 12, 14 dhe 16 qershor.