Beveren fiton rastin në gjykatë, anulohet titulli i Club Brugge në Belgjikë

Kur Belgjika, si vendi i parë që përfundoi para kohe sezonin e futbollit shkaku i koronavirusit, votoi shprehimisht që Club Brugges të shpallej kampion dhe Beveren të zhvendosej një ligë më poshtë si vendi i fundit.

Sport

09/07/2020 09:48

Ky vendim mori reagimi të forta nga UEFA fillimisht që insistonte që sezoni të përfundohej në fushë, veçanërisht në ligat elitare.

Beveren kishte vendosur të apelonte vendimin e tyre në gjykatë, dhe më së shumti nga vendimi i tyre, ka pësuar Brugge.

Sipas medieve në Belgjikë, gjykata ka vendosur të revokohet titulli i Brugge dhe Beveren të mbetet në Superligë, gjë që krijon probleme shtesë për këtë vend.

Tani Federatës së Belgjikës i duhet të thërras një mbledhje, për të vendosur si të procedojnë pas këtij vendimi të gjykatës./Lajmi.net/