Betimi publik i 4 partive shqiptare: Nuk bëjmë koalicion me Gruevskin
Sonte në Alsat M, në kuadër të emisionit ‘200’ do të mbahet debati në nivel partish me nënkryetarët e të gjitha subjekteve politike shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhje - Izet Mexhiti i BDI-së, Bardhyl Dauti i PDSH-së, Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja “Besa” dhe Agon Ferati i Lëvizjes për Reforma –PDSH, transmeton Telegrafi.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/12/nenkryetaret-e-partive-shqiptare-ne-200-780x439_1481042544-6234732.jpg)
Lajme
Drejtuesi i emisionit, gazetari Nazim Rashidi, e pyeti secilin nga mysafirët drejtpërdrejt se a do të koalicionin pas zgjedhjeve me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, apo, siç u tha, me një parti që drejtohet nga persona të inkriminuar.
Secili nga drejtuesit e subjekteve shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhje u përgjigj se nuk do të bashkëpunojë me Gruevskin dhe partinë e tij.
Emisioni “200” do të emetohet në Alsat-M me fillim në orën 22:30.