Betejë interesante në Mitrovicë (VIDEO)
Në Mitrovicë do të zhvillohet një garë mjaft interesante për kryetar komune,

Lajme
Komediani Fehmi Ferati do të kandidojë për kryetar të komunës së Mitrovicës.
Përballë ai do ta ketë Valdete Idrizin, e cila do të kandidojë por kryetare të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Shoumeni e gruaja e shoqërisë civile, që të dy me fare pak, ose aspak përvojë në politikë, do të sfidohen nga një person, që ishte pjesë e këtij zanati, qysh si i ri, nga viti 2004.
Është ky 37 vjecari, Safet Kamberi, që garës për të parin e Mitrovicës, i hynë nën ombrellën e LDK-së.
Kamberi, që nga viti 2013 ishte nënkryetar i Mitrovicës, por në fillim të vitit, kur AKR-ja prishi koalicionin qeverisës me LDK-në në këtë komunë, ai u emërua si zëvendës-Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
E të gjithë këta do të pretendojnë t’ia marrin postin Agim Bahtirit, kryetarit aktual të Mitrovicës, i cili, deri në orët e para të mbrëmjes së të martës, nuk e ka konfirmuar nëse do të jetë ose jo, sërish, kandidat i AKR-së për të udhëhequr me këtë qytet.
Bahtiri kishte befasuar, 4 vjet më parë, duke fituar qytetin, ndonëse krejtësisht i papërvojë në politikë, por edhe i panjohur, për shumicën e njerëzve të kësaj ane.
