Beteja për Universitet në Fotografi

E premtja shënoi përplasjen më të fortë deri tash ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Studentëve, që prej nisjes së protestava, dy javë më parë, për largimin e Rektorit Ibrahim Gashi, pas skandalit që plasi në UP. Shikoni brenda fotografitë e sotme.

Lajme

07/02/2014 20:00

Një protestues tërhiqet zvarrë nga dy policë, para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, i cili është shndërruar në arenë të përplasjeve mes tyre.

Një tjetër protestues shqelmohet nga një tjetër polic, në sy të masës protestuese. E një të moshuari i ndalet përkohësisht shikimi dhe mezi merr frymë nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia. Disa protestues të lënduar e 33 të arrestuar nga Polica.

Kjo është njëra anë e protestës së sotme para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Aty, po ashtu shihet një polic i lënduar rëndë nga gjuajtjet me mjete të forta nga protestuesit dhe kërkon ndihmën e kolegëve të tij. Policë të tjerë të sulmuar me ngjyrë të kuqe, gurë e mjete tjera të forta. Gjithsej 29 policë të lënduar.

Ky është bilanci i anës tjetër të protestës së sotme.

Ndryshe, e premtja shënoi përplasjen më të fortë deri tash ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Studentëve, që prej nisjes së protestava, dy javë më parë, për largimin e Rektorit Ibrahim Gashi, pas skandalit që plasi në UP me botimin e punimeve të tij dhe disa profesorëve në revista të rreme shkencore.

Fotot: Petrit Rrahmani | lajmi.net