Bet365 tallet me Harry Kane pas ndeshjes me Kosovën

Ndeshja fantastike e Kosovës është bërë trend i rrjeteve sociale.

Sport

10/09/2019 23:55

Kompania e njohur e basteve ”bet365” ka lëshuar një perlë në rrjetin social Twitter.

”Raportet e pakonfirmuara, Harry Kane vrapoi në stolin e Kosovës për të marrë fanellën e Atdhe Nuhiut”, shkruhet në postimin e bet365.

Sigurisht që kjo ishte një tallje, e cila është bërë virale në internet. /Lajmi.net/