Besoni në Babadimër
Çdo fëmijë beson se Babadimri bën mrekulli dhe sjell dhurata. Por, kur të rritemi, e kuptojmë se ato kanë qenë vetëm gënjeshtra, të cilat i kemi ‘hëngër’ nga prindërit tanë. Por, një Babadimër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë që vërtetë ta kthejmë mendjen disa vite prapa, duke besuar vërtetë në dhuratat e…

Lifestyle
Çdo fëmijë beson se Babadimri bën mrekulli dhe sjell dhurata. Por, kur të rritemi, e kuptojmë se ato kanë qenë vetëm gënjeshtra, të cilat i kemi ‘hëngër’ nga prindërit tanë.
Por, një Babadimër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë që vërtetë ta kthejmë mendjen disa vite prapa, duke besuar vërtetë në dhuratat e tij. Kompania kanadeze ‘WestJet’ ka bërë diçka speciale për pasagjerët e saj.
Ishte një mrekulli e Krishtlindjeve, që duhet ta shikoni gjithsesi. Më shumë se 250 pasagjerë shkuan për të biseduar me Babadimrin, nga i cili e kërkonin nga një dhuratë.
Dhe, sapo mbërritën në destinacionin e tyre, ata u befasuan duke i gjetur dhuratat që kërkuan, tek dalja e bagazhit. Gëzimi që solli Babadimri tek fëmijët, por edhe tek të rriturit, do t’i sjell lotët në sytë tuaj.