Besojeni ose jo, kënga ‘Bonnie&Clyde’ nga Mozzik dhe Loredana ka arritur kaq klikime
Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të dashura nga publiku.

ShowBiz
Para dy muajve, çifti sollën projektin e parë të përbashkët të titulluar “Bonnie&Clyde”, shkruan lajmi.net.
Kjo këngë u prit tejet mirë nga fansat e dyshes e që tashmë ka mbledhur afro 30 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube.
Këtë e bëri të ditur vetë reperi ferizajas, i cili ndau një postim me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
“30 milionë, Youtube”, shkruan ai.
Përndryshe, Mozzik dhe Loredana së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/
