Besnikët e ISIS-it vrasin dhjetëra ushtarë në Egjipt

Së paku 26 ushtarë janë vrarë në një seri sulmesh të kryera nga militantët islamikë në veri të gadishullit Sinai të Egjiptit. Shumica e këtyre sulmeve u kryen në kryeqytetin e provincës, El-Arish.

Bota

30/01/2015 11:27

Grupi militant provincës Sinai, i cili ndryshoi emrin e saj nga Ansar Beit el-Makdis, pasi fillimisht ishte frymëzuar nga Al Qaeda, muaj më parë është zotuar për besnikëri ndaj organizatës terroriste “Shtetit Islamik i Irakut dhe Sirisë” (ISIS). 

Militantët në Sinai kanë intensifikuar sulmet që kur ish-presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, u rrëzua nga pushteti në vitin 2013, por partia e tij, Vëllazëria Myslimane, ka refuzuar ftesën e këtyre kryengritësve për të rrëzuar me dhunë pasardhësin e Morsit.  

Tensionet janë ngritur edhe nëpër pjesët tjera të Egjipt këtë javë, për shkak të protestave që shënuan përvjetorin e kryengritjes së vitit 2011, që shënoi përmbysjen e ish liderit egjiptian, Hosni Mubarak.

Autoritetet egjiptiane njoftuan se sulmet janë kryer me raketa, duke gjuajtur në zyrat e policisë, një bazë ushtarake dhe një hotel ushtarak në El-Arish, para se një makinë bombë të shpërthente në portën e pasme të bazës ushtarake.

Grupi militant në Sinai, pasi u zotua për besnikëri ndaj “Shtetit Islamik” në nëntor 2014, u kishte bërë thirrje egjiptianëve që të rebelohen kundër presidentit Abdul Fatah al-Sisi, gjë që ishte refuzuar nga partia me bazë fetare e Morsit, Vëllazëria Myslimane.

Presidenti al-Sisi ishte shefi i Ushtrisë, e cili rrëzoi Morsin nga pozita e presidentit dhe udhëhoqi goditjen ndaj “Vëllazërisë Myslimane”.  

Sinai e Veriut ka qenë nën një gjendje të jashtëzakonshme dhe nën shtetrrethimit që nga muaji tetor, kur një sulm mbi një pikë kontrolli la të vrarë dhjetëra ushtarë. Ushtria egjiptiane që prej atëherë ka nisur operacione të mëdha në përpjekje për të shuar dhunën në rajon, por deri tani ka dështuar.

Sinai kufizohet me Gazën dhe midis të dyjave ekziston një tampon zonë një kilometërshe si përpjekje për të ndaluar militantët të kryejnë kontrabandën e armëve nga territori palestinez, që në të kaluarën e bënin duke përdorur tunele.