Besnik për ndryshim
Besnik Tahiri u thotë banorëve të Dardanisë se ka hyrë në gare për ta ndryshuar Prishtinën.

Lajme
Besnik Tahiri po shfytëzon kohën e mirë e me diell të shtatorit, për të zhvilluar sa më shumë kontakte të drejtpërdrejta me qytetarë, në ambiente të hapura.
Pasditen e së shtunës, ai e ka kaluar me banorët e Lagjes Dardania. Me ta ka bashkëbiseduar, duke pirë kafe, në në një lokal mbi Kurriz, në vijim të fushatës që ka kohë që ka nisur për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ku ai si Kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës synon postin e të parit të Kryeqytetit.
“Unë kam hyrë në këtë garë për ta ndryshuar Prishtinën, prandaj ne duhet t’i sjellim këtij qyteti një energji të re e një fytyre të re, që do ta bëjë qytetin të këndshëm për të jetuar dhe atraktiv për të vepruar”.
“Ne duhet të angazhohemi të bëjmë më të mirën, në mënyrë që nesër para fëmijëve tanë të flasim se bëmë krejt çfarë kishim në dorë për të mirën e tyre. Deri më tani, nuk e kemi bërë”.
“Ftoj gjithë qytetarët që angazhohemi për Prishtinën e së ardhmes”.