Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues

Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues është vendosur që Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të jetë Besnik Loxha. Kështu bëri të ditur udhëheqësi Këshillit Drejtues, Altin Sahiti. “Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues u vendos që Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm, Besnik Loxha. Besniku, erdhi pas propozimit të dy…

Lajme

27/09/2024 13:24

Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues është vendosur që Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të jetë Besnik Loxha.

Kështu bëri të ditur udhëheqësi Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

“Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues u vendos që Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm, Besnik Loxha.

Besniku, erdhi pas propozimit të dy Rektorëve dhe erdhi si rezultat i shumë ndryshimeve që janë bërë brenda UP-së. Instalimi i meritokracisë dhe i kritereve tjera të vendosura në Statutin e ri, ngadalë po e vënë në pah ndryshimin që po ndodhë dhe hapja që ka ndodhur”, thekson Sahiti në një postim në Facebook.

Kujtojmë se, një ditë parë nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të UP-së u shkarkua Besfort Krasniqi.