Besnik Hasit i dalin problemet e para me tifozët e Olympiacosit shkaku i Kosovës (FOTO)

Olympiacosi i Besnik Hasit po bënë përgatitjet e fundit për sezonin e ri.

Sport

20/07/2017 17:52

Skuadra greke, një ditë më parë është takuar me Asteras nga Tripolisi, duke barazuar me rezultatin 1:1.

Media serbe ‘Novosti Online’, shkruan se trajneri Hasi nuk është në të njëjtat valë me tifozët e skuadrës së tij të re.

“Unë jam nga Kosova, nga Shqipëria”, thuhet t’iu ketë thënë Hasi lojtarëve gatë promovimit para tyre.

Por, në tribuna gjatë kësaj ndeshje, tifozët grekë të cilit kanë raporte të mira me tifozët serb, kanë hapur banere me mesazhet ‘Kosova është Serbi’./Lajmi.net/