Besimi për Prizrenin
Prizreni duket se do të jetë një ndër betejat kryesore në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhejt e 3 nëntorit. Liderët e këtyre dy forcave politike, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, pretendonjë fitore qysh në raundin e parë në këtë qytet, ku ata kandidojnë me Ramadan Mujën dhe…
Lajme
Prizreni duket se do të jetë një ndër betejat kryesore në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhejt e 3 nëntorit.
Liderët e këtyre dy forcave politike, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, pretendonjë fitore qysh në raundin e parë në këtë qytet, ku ata kandidojnë me Ramadan Mujën dhe Eqrem Kryeziun.
Fushata dhe entuziazmi i këtyre dy partive për Prizrenin po rritet.
Kreu i LDK’së, i ka dalë në mbështetje kandidatit të tij në Prizren, duke u shprehur i bindur në fitoren e tij.
“Eqremi do ta fitojë Prizrenin. Po se po!”
“Por kjo nuk na mjafton, sepse Eqa do të reflektojë për të fituar edhe komunat e regjionit të Prizrenit ku kemi kandidatë që meritojnë fitore”.
Edhe Hashim Thaçi është shprehur i bindur në fitoren e Ramadan Mujës.