Besim në Mujën

Hashim Thaçi deklaroi në Prizren se Ramadan Muja do të fitojë qysh në raundin e parë. Ai u shpreh se fitorja e tij do të jetë spektakulare.

Lajme

02/10/2013 19:03

Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, ka qëndruar në Prizren, ku është shprehur i sigurtë në fitorën e Ramadan Mujës.

Thaçi tha se kandidati i PDK’së dhe kryetari aktual i Prizrenit do të rikonfirmohet në këtë pozitë pa pasur nevojë që të shkoj në balotazh.

“Fitorja e Mujës do të jetë spektakluare”.

“Ai do të fitojë pa balotazh”.

Në Prizren Thaçi ka marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me partitë minoritare.

”Këtë koalicion e kemi bërë për t’ia lehtësuar punën edhe kundërshtarëve, sepse fitorja do të jetë në rundin e parë”.

PDK ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me VAKAT (Rasim Demiri), NDS (Emilja Rexhepi), CDU (Hamza Balje), me KDTP (Mahir Jagcilar), KTAP (Cemil Luma) dhe partinë rome PREB (Haxhi Zylfi Merxha).