Besiktas triumfon edhe në Prizren
Besiktas mposhti Sigal Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar sonte në Prizren. Gjiganti turk mundi nënkampionin e Kosovës me rezultat 81-74. Në palestrën ‘Sezai Surroi’ u përsërit skenari i ndeshjes së një nate më parë kur prishtinasit ishin në epërsi për periudhën më të gjatë të takimit mirëpo mysafirët sikurse ruajtën energjinë…

Sport
Besiktas mposhti Sigal Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar sonte në Prizren. Gjiganti turk mundi nënkampionin e Kosovës me rezultat 81-74.
Në palestrën ‘Sezai Surroi’ u përsërit skenari i ndeshjes së një nate më parë kur prishtinasit ishin në epërsi për periudhën më të gjatë të takimit mirëpo mysafirët sikurse ruajtën energjinë për çerekun e fundit kur kaluan në avantazh dhe e mbrojtën deri në fund.
Sigal Prishtina i mbylli të tre çerekët në epërsi, por Besiktas triumfoi në fund me rezultat pothuajse të ngjashëm nga dueli i parë në Prishtinë (80-70).
Gjiganti turk erdhi në Kosovë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sigal Prishtinën falë trajnerit Ahmet Kandemir, i cili udhëhoqi ekipin kryeqytetas për pjesën e dytë të edicionit të kaluar gjatë së cilit fitoi Kupën e Kosovës.