Besiktas interesohet për Dele Alli

Skuadra e Besiktas është e interesuar për mesfushorin ofanziv të Evertonit, Dele Alli. Siç raporton Fabrizio Romano, skuadra turke është duke i shqyrtuar të dyja opsionet; edhe blerjen, edhe huazimin. Prioritet për anglezin është që të ketë më shumë minuta sa ka aktualisht te skuadra nga Liverpuli. Ndërkohë, Evertoni nuk e ka ndërmend të rrijë…

Sport

16/08/2022 17:50

Skuadra e Besiktas është e interesuar për mesfushorin ofanziv të Evertonit, Dele Alli.

Siç raporton Fabrizio Romano, skuadra turke është duke i shqyrtuar të dyja opsionet; edhe blerjen, edhe huazimin.

Prioritet për anglezin është që të ketë më shumë minuta sa ka aktualisht te skuadra nga Liverpuli.

Ndërkohë, Evertoni nuk e ka ndërmend të rrijë duakryq, pasi po e monitoron nga afër situatën e Idriza Gueyes së Paris Saint Germain. /Lajmi.net/