Besiana vjen me “Melodi”

Fushës së muzikës çdo ditë e më shumë po i shtohen artistë të rinj.

ShowBiz

29/12/2017 20:10

Shumë prej tyre janë emra që premtojnë shumë në këtë fushë të ngjeshur me përplot këngëtarë, shkruan lajmi.net.

Besiana Behluli është një emër tjetër që premton shumë në këtë drjetim, ajo sapo ka publikuar projektin “Melodi”.

Kjo këngë njëherësh është projekti i parë nga Besiana, të cilën e sjell të shoqëruar me videoklip dhe e sjell të kënduar me një zë të veçantë.

Për këngën me titull “Melodi” është përkujdesur Cricket, ndërsa për videoklipin MAX Production. /Lajmi.net/

YouTube player