Besi dhe Xhensila dhe planet për martesë

Aktori i humorit Besart Kallaku i njohur si “Gjini” dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, prej vitesh po shijojnë një histori dashurie që është kthyer në një lidhje intensive tashmë.

ShowBiz

10/09/2015 12:02

Por në fakt, dy artistët e përshkruajnë lidhjen e tyre si një raport të mbushur me aventurë, batuta dhe humor, që nuk përfshihet kurrë nga rutina.

Kështu konfirmon edhe vetë Besi, i cili shprehet se pavarësisht kohës së gjatë që janë bashkë me Xhensilën, ende nuk planifikojnë një martesë të paktën në dy vitet që vijnë.

Edhe kjo verë ka qenë e mbushur me impenjime për çiftin e artistëve, por Besi dhe Xhensila kanë gjetur kohë edhe për të pushuar.

Aktori rrëfen se kanë zgjedhur Sarandën dhe se Xhensila më në fund ka mësuar notin.