Besar Halimi vjen me një gol “magjik”

Besar Halimi dita-ditës po rikthen formën më të mirë pas kompletimit të transferimit te Broendby.

Sport

27/09/2018 21:09

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur në ndeshjen e Kupës së Danimarkës që Broendby po e fiton 1:3 në udhëtim te Hilleroed.

Halimi në minutën e 71’ të ndeshjes, lëshoi një goditje nga largësia, duke treguar precizitet të madh, për të shënuar golin më të bukur të ditës së sotme.

Ky gol dhe kjo formë e Halimit, është një lajm i mirë për Kosovën që në tetor rikthehet të luajë edhe dy ndeshje tjera të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Golin e bukur të Halimit, mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/