“Besa Security” thotë se nuk ishin kompania e tyre cak i grabitjes: Furgoni jonë nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi
Një person është plagosur sot në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall”, derisa po transportonte paratë e grumbulluara nga bankomatet aty pranë. Në media është raportuar se cak i sulmit ka qenë një punëtor i kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, por nga vetë kompania e kanë mohuar, shkruan lajmi.net. “Sipas informacioneve zyrtare dhe konfirmimeve tona…

Lajme
Një person është plagosur sot në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall”, derisa po transportonte paratë e grumbulluara nga bankomatet aty pranë.
Në media është raportuar se cak i sulmit ka qenë një punëtor i kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, por nga vetë kompania e kanë mohuar, shkruan lajmi.net.
“Sipas informacioneve zyrtare dhe konfirmimeve tona të brendshme, furgoni i Besa Security ka qenë i pozicionuar në parkingun e ALBI Mall, duke realizuar detyrat e tij të zakonshme dhe nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi, ku cak ka qenë furgoni i një kompanie tjetër dhe, për fat të keq, një pjesëtar i asaj kompanie ka pësuar lëndime si pasojë e breshërisë së plumbave”, ka njoftuar kompania përmes një komunikate për media.
Ata kanë shprehur keqardhje për incidentin dhe i kanë uruar shërim të shpejtë të lënduarit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: