Besa ndal edhe Feronikelin, për pejanët shënon 16 vjeçari i talentuar

Futbollistë e rinj të KF Besës kanë arritur të marrim një pikë përballë Feronikelit, duke barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Superligës së Kosovës.

Sport

24/10/2020 15:50

Besa, e cila ka vendosur që këtë sezon t’u besojë lojtarëve të rinj, ka regjistruar një paraqitje të mirë përballë Feronikelit.

Skuadra pejane e para kaloi në epërsi, kur Etnik Bruti në minutën e 58’ shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Feronikelin nga humbja e shpëtoi Marko Milickovic, duke shënuar në minutën e 71’ të ndeshjes./Lajmi.net/