Bersant Celina realizon eurogol me Ispwich Cityn, ndoshta më i miri i sezonit

Mesfushori ofensivë, Bersant Celina ka shënuar një eurogol, që ndoshta do garojë edhe për çmimin e më të mirit të sezonit.

Sport

28/11/2021 17:03

Kosovari në mënyrë maestrale nga rreth 18 metra parabuloi portierin edhe pse ishte në një pozitë jo të favorshme, shkruan lajmi.net.

Pas një topi të pranuar, Celina bëri një parabolë të çmendur, duke shtangur portierin dhe mbrojtjen kundërshtare.

Këtë edicion, Celina ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tre herë dhe bërë tre asistime./Lajmi.net/