Bernat: Messi me shokë, të pandalshëm

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Juan Bernat ka lavdëruar treshen sulmuese të Barcelonës, Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez.

Sport

12/05/2015 13:38

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Juan Bernat ka pranuar se skuadra e tij ballafaqohet me detyrë pothuajse të pamundur për të ndalur treshen sulmuese të Barcelonës, Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez.

Gjiganti katalan ka realizuar mbi 100 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe Bernat është i vetëdijshëm për detyrën e vështirë që i pret sonte në Allianz Arena.

“Barcelona është gati e pandalshme në sulm, për momentin”, deklaroi Bernat për “TZ”.

“Me futbollistë si Messi, Suarez e Neymar ju gjithmonë duhet të keni kujdes”, u shpreh ai.