Bernardo Silva: Më pëlqen të luaj në pozitën 8

  Bernardo Silva i ka shprehur preferencat e tij në lidhje me pozicionin se ku dëshiron të luajë. Ndonëse aktivizohet në disa pozita, portugezi një e ka më përzemër. Ky pozicion është pikërisht krah mesfushorit defanziv, që në zhargonin e futbollit njihet si “8-sh”. Lojtari ndër të tjera tha se ndihet më i sigurt në…

Sport

02/12/2022 15:42

 

Bernardo Silva i ka shprehur preferencat e tij në lidhje me pozicionin se ku dëshiron të luajë.

Ndonëse aktivizohet në disa pozita, portugezi një e ka më përzemër. Ky pozicion është pikërisht krah mesfushorit defanziv, që në zhargonin e futbollit njihet si “8-sh”.

Lojtari ndër të tjera tha se ndihet më i sigurt në atë pozicion dhe konsideron se i ndihmon më shumë skuadrës prej aty.

“Pozicioni im i preferuar është krah mesfushorit defanziv. As pozita numër 6, as numër 10, por pozita numër 8. Aty ndihem më rehat dhe mendoj se i ndihmoj skuadrës më shumë”, tha ai.

Përkundër dëshirave të Silvas, Guardiola ka eksperimentuar jo pak me të, duke e vendosur në pozita të ndryshme, varësisht prej nevojave të skuadrës. /Lajmi.net/