Bernardo Silva lojtari më i mirë i Ligës së Kombeve – Ronaldo nuk e pret aspak mirë vendimin

Cristiano Ronaldo është ‘gozhduar’ në rrjetet sociale për reagimin e tij pasi Bernardo Silva fitoi çmimin e më  të mirit në Ligën e Kombeve.

Sport

10/06/2019 10:30

Kombëtarja e Portugalisë arriti që ta fitonte Ligën e Kombeve, duke mposhtur në finale kombëtaren e Holandës, me rezultatin minimal 1:0.

Paraqitje të mirë në këtë ndeshje finale, sikur në gjithë kompeticionin, pati edhe Bernardo Silva, i cili dha asistimin për golin e fitores.

Në fund, anëtari i Manchester City u zgjodh si lojtari më i mirë i kompeticionit, e kjo gjë duket sikur nuk i pëlqeu Ronaldos.

Portugezi ndoshta ndihet sikur e meritoi epitetin e më të mirit, pas het trikut të shënuar kundër Zvicrës.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell një video ku shihet reagimi i Cristiano Ronaldos kur bëhet e ditur se Bernardo Silva është më i miri. /Lajmi.net/