Bërnabiq porosi Kurtit: Mos e ndaloni zhvillimin e rajonit, hiqeni taksën

Në samitin e BERZH-it në Londër, kryeministrja serb Ana Bërnabiq i bëri thirrje, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të tërheq taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajme

24/02/2020 23:22

“Kjo është e keqe për rajonin. Ne duhet të jemi praktik nëse duam të rrisim tregtinë dhe të tërheqim investime, sepse qytetarët e presin atë nga ne”, tha Bërnabiq, e i cila së bashku me Kurtin dhe kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, morën pjesë në njërën nga panelet, shkruan Novosti, përcjell lajmi.net.

Kurti tha se dëshiron të punojë në marrëdhëniet me Beogradin dhe dëshiron që ato të jenë të mira, por taksën 100 për qind të mallrave nga Serbia do të zëvendësojë me reciprocitet.

“Ne duam t’i zëvendësojmë taksat me reciprocitet, i cili nuk do të jetë hakmarrje, por ndjehemi të diskriminuar dhe duam barazinë”, tha Kurti.

Bërnabiq tha se ajo nuk dëshironte ta qortonte Kurtin në Samit mbi “masat e reciprocitetit” sepse ishte e rëndësishme për të që të përfaqësojë jo vetëm Serbinë, por tërë rajonin ekonomikisht.

Bërnabiq tha në Londër se Serbia është vendi i duhur për të investuar, siç tregohet nga të dhënat për tërheqjen e investimeve të huaja, por edhe zbritjet e rëndësishme të taksave, por mbi të gjitha sepse ato janë një nga anët më të forta të Serbisë. /Lajmi.net/