Berlusconit i ndahet partia në dysh

Tensionet në partinë e Berlusconit kanë qenë të larta, përderisa ai u përball me dëbimin nga Parlamenti mbi një vendim të Gjykatës.

Bota

16/11/2013 11:43

Fraksioni i qendrës së djathtë i Silvio Berlusconit është ndarë, duke bërë që ish-kryeministri italian të përballet me pengesën e re politike.

Zëvendëskryeministri Angelino Alfano tha se ai dhe kolegët e tij janë duke formua një parti të re të qendrës së djathtë.

Kjo gjë vjen pasi Berlusconi po përgatitet për të rinisur Forza Italia, partia e cila e solli atë në pushtet dy dekada më parë.

Tensionet në partinë e Berlusconit kanë qenë të larta, përderisa ai u përball me dëbimin nga Parlamenti mbi një vendim të Gjykatës.

Reporteri i BBC nga Roma, Alan Johnston thotë se Angelino Alfano ka qenë krahu i djathtë më besnik i Berlusconit për vite dhe kjo tradhti është një goditje e madhe për ish-liderin.

Megjithatë, kjo e vë koalicionin e brishtë të Kryeministrit Enrico Letta në një pozitë pak më të favorshme, shton ai.

Berlusconi pati thënë se nëse ai dëbohet nga Parlamenti, partia e tij duhet të tërhiqet nga koalicioni dhe ministrat duhet të dalin nga kabineti qeveritar- si për shembull z. Alfano- duhet të jap dorëheqje dhe të rrëzohet Qeveria.

Por Alfano dhe disa të tjerë në parti nuk janë pajtuar me atë qasje dhe tensioni rreth kësaj çështje tashmë ka ndarë në dysh fraksionin.

Një nga senatorët që ka lëshuar fraksionin e Berlusconit, Roberto Formigoni, i ka thënë rrjetit televiziv LA7 se Alfano mund të llogarisë në 37 senatorë dhe 23 deputetë për partinë e tij të re.

Ministri i Transportit Maurizio Lupi ju ka thënë gazetarëve se vendimi për tu ndarë është marrë me një “vuajtje të madhe” por që deputetët nuk mund që t’i bashkoheshin partisë “ekstremiste” të Forza Italia.

Muajin e kaluar, në një takim të udhëheqësve të cilët votuan për të pezulluar emrin e partisë së Berlusconit “Partia e njerëzve të lirë” (PDL) dhe që të rivendosin emrin e mëparshëm- Forza Italia- e cila u përdor deri në vitin 2007.

Megjithatë, Alfano dhe figura të tjera të PDL’së nuk morën pjesë në këtë votim, duke aluduar në këtë ndarje partiake.

Më parë gjatë këtij muaji, Berlusconi premtoi se do ta rrëzonte Qeverinë, duke tërhequr mbështetjen e PDL’së, një veprim që shkaktoi një mocion votëbesimi në Senat.

Por ai u detyrua të zmbrapsej turpshëm, pasi që u bë e qartë se disa nga senatorët e tij do të mbështesnin Qeverinë.

Manjati i medieve ishte dënuar për mashtrim me takska në tetor të viti 2012 për marrëveshjet e tij të bëra me firmën Mediaset, për të blerë të drejtat televizive të filmave amerikanë. Dënimi hyri në fuqi në muajin gusht.

Senati italian së shpejti do të votojë nëse do ta dëbojë atë, një lëvizje kjo e cila do të hapte rrezikun e arrestimit mbi rastet e tjera kriminale.