Berlusconi zgjedh Montellan

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka zgjedhur trajnerin e Fiorentinës, Vincenzo Montella për pasardhës të Filippo Inzaghit.

Sport

03/03/2015 14:01

Filippo Inzaghi do të largohet nga posti i trajnerit të Milanit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Rossonerët kanë dështuar të luftojnë për kreun e tabelës e aq më tepër edhe për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Andaj, kjo detyron kryesinë e klubit që të bëjë ndryshime në drejtim të skuadrës.

Dhe, sipas “SportMediaset”, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka zgjedhur trajnerin e Fiorentinës, Vincenzo Montella për pasardhës të Inzaghit.

Montella pritet të largohet nga Artemio Franchi pas përfundimit të këtij sezoni por mund të mbetet në Serie A, tek Milani.