‘Bërlloku’ Adebayor
Emmanuel Adebayor ka pranuar se karriera e tij në Tottenham mbërri në një pikë aq të ulët me ish menaxherin Andre Villas-Boas, sa që edhe familjarët e tij i thanë se ishte “bërllok”. Sulmuesi është ringjallur pas largimit të Villas-Boas i cili e kishte dërguar atë të stërvitje me ekipin e dytë. Por, Adebayor ka…
Sport
Emmanuel Adebayor ka pranuar se karriera e tij në Tottenham mbërri në një pikë aq të ulët me ish menaxherin Andre Villas-Boas, sa që edhe familjarët e tij i thanë se ishte “bërllok”.
Sulmuesi është ringjallur pas largimit të Villas-Boas i cili e kishte dërguar atë të stërvitje me ekipin e dytë.
Por, Adebayor ka gjetur shpresë të re pas ardhjes së Tim Sherwood duke shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje. “Isha në fund të një grope”, deklaroi Adebayor për tabloidin britanik The Sun.
“Madje edhe njerëzit në vendlindjen time, familjarë të mi, më kritikuan. Nuk mund të bëhej më keq. Më thanë: ‘Je bërllok, dhe gjithçka që bëre më parë në karrierën tënde ishte në bazë të fatit’. Por, ardhja e trajnerit të ri i cili më beson, më dha përkrahjen e nevojshme”, shtoi ai.
Adebayor iu bashkua Tottenhamit në verën e vitit 2012 pas një viti huazimi në klub, dhe së fundmi dukej se i ka ditët e numëruar në klub. Mirëpo, ai mund të bëhet sulmuesi kryesor i ekipit për pjesën e dytë të sezonit.