Berisha: VV-ja dikur i luste Listën Serbe me votu kundër rritjes së pagës minimale, sot duhet me diçka me i manipulu analfabetët funksional
Anëtari i kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit nuk i ka lejuar deputetët e Listës Serbe të hyjnë në Kuvend dje derisa po zhvillohej seanca ditën. Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo nuk ndodhte kur i duhej të votonin kundër rritjes së pagës minimale, shkruan lajmi.net.…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/10/Zafir-Berisha.jpg)
Lajme
Anëtari i kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit nuk i ka lejuar deputetët e Listës Serbe të hyjnë në Kuvend dje derisa po zhvillohej seanca ditën.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo nuk ndodhte kur i duhej të votonin kundër rritjes së pagës minimale, shkruan lajmi.net.
“Kur ju deshtë Lista Serbe për me votu kundër rritjes së pagës minimale ku përfshiheshin edhe veteranët e UÇK-së, i lutnin në tel përmes Radojqiçit me ardhë në Kuvend dhe votonin të bashkuar, ndërsa sot nuk po i lën mbrenda sepse duhet me diçka me i manipulu analfabetët funksional! Serbia do kësi hajvana në pushtet, për me dalën tash me thën para botës demokratike, nuk po na lën me hy në tempullin e demokracis e pallavra të ngjashme”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: