Berisha: Vizita e Ramës po trajtohet si pelegrinazh
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar mediat dhe kryeministrin aktual të Shqipërisë për mënyrën se si po trajtohet vizita e tij në Beograd.

Lajme
Berisha ka thënë se mediat dhe vet kryeministri Rama këtë vizitë po e shohin se pelegrinazh, teksa me të zbritur në aeroportin e Beogradit, nuk është pritur me flamurin shqiptar.
“Rama dhe mediat e tij e trajtojne viziten e sotme ne Beograd si pelegrinazh. Beogradi e pret ne aeroport me protokoll zyrtar por jo me flamurin shqiptar!”, shkroi ai në Facebook.