Berisha vazhdon kontratën për tri vjet me Akhmat Grozny

Bernard Berisha ka njoftuar se e ka vazhduar edhe për tri vjet tjera kontratën me klubin rus Akhmat Grozny.

Sport

06/12/2019 22:31

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës.

“I lumtur për rinovimin e kontratës me tri vite të tjera me FC Akhmat Grozny”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe Bernard Berisha është pjesë e Kosovës.

Ai në të shkuarën ka luajtur edhe për Besën e Pejës dhe Skënderbeun.