Berisha sot 71 vjeç: Sapo filloi viti i parë i vjeshtës time

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot feston ditëlindjen e tij të 71. Në Facebook-un e tij kanë vërshuar urimet e shumë fansave për 71-vjetorin e lindjes.

Lajme

15/10/2015 08:20

Në një postim në rrjetin e tij social, Berisha falenderon familjen e tij, miqtë dhe bashkëpunëtorët që e kanë shoqëruar gjatë viteve të karrierës së tij politike kur ai ka qenë President i vendit, Kryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike.

“Te dashur miq, sapo mbusha 71 vjet, ose vitin e pare te vjeshtes time, stines qe une kam dashur dhe dua me shume!

Kjo dite per mua eshte para se gjithash rasti me i bukur per te shprehur nga thellesite e zemres mirenjohjen me te madhe, admirimin me te pakufishem per Lilin, femijet, niperit, mbesat, te gjithe familjaret e mi, miqte, te afermit, bashkepunetoret e te gjithe ketyre viteve, dashuria, miresia, sakrificat, mbeshtetja e te cileve, jane sublimuar ne energjine, motivimin, frymezimin e pashtershem te çdo dite, jave, muaji e viti te jetes time! Te gjitheve me shpirt FALEMINDERIT”, shkruan Berisha në Facebook.