Berisha shënon sërish, por eliminohet nga Championsi (VIDEO)

Besart Berisha ka shënuar sërish në Ligën e Kampionëve në Azi, por goli i tij nuk ka mjaftuar që ta shpëtojë Melbournin nga eliminimi.

Sport

24/05/2016 20:23

Pas barazimit në ndeshjen e parë në shtëpi, skuadra e Melbourne Victory është mposhtur me rezultatin 2-1 në ndeshjen e kthimit në transfertën e Joenbukut në Kore.

“Bomberi” shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në minutën e 84′ teksa rezultati ishte 2-0, por fatkeqësisht goli i tij ka qenë i pamjaftueshëm për t’i dhënë kualifikimin Melbourne Victory.

YouTube player