Berisha shënon në fitoren e Suedisë

Valmir Berisha ka shënuar në fitoren e Suedisë ndaj Italisë me rezultat 3:1, tek grupmoshat U-19. Me këtë rast, ekipi skandinav u kualifikua në Evropianin U-19.

Sport

28/05/2014 01:15

Valmir Berisha vazhdon të shënojë për Suedinë. Pasi e udhëhoqi ekipin U-17 drejt medaljes së bronztë në Botërorin e mbajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi kosovar është bërë lojtar i rëndësishëm i ekipit U-19 të Suedisë.

Futbollisti i Romës e ndihmoi këtë skuadër të kualifikohet në Kampionat Evropian, pas fitores 3:1 ndaj Italisë, të regjistruar të martën mbrëma.

Berisha e shënoi golin e dytë të suedezëve në minutën e 59-të, ndërsa dy golat tjerë i shënoi Gustafson (48’ e 73’). Kurse, për Romën shënoi Grassi (40’).

Berisha luajti 68 minuta, duke ia lëshuar vendin bashkëlojtarit Strandberg.